Leposaviq, tetor 2025
Me një fjalim të ashpër që përmban tone kërcënuese, nënkryetari i Listës Serbe Slavko Simiq, i cili është duke u përballur me drejtësinë vendore për për nxitjen e sulmit ndaj gazetarëve gjatë një proteste në Leposaviq në vitin 2023, ku disa gazetarë u sulmuan fizikisht dhe me mjete të forta, e ka hapur tubimin parazgjedhor në Leposaviq.
Të gjendur përballë rrethanave të reja në veriun e Kosovës, me institucione legjitime të Republikës së Kosovës dhe me pluralizmin politik, që e ka dobësuar edhe fuqinë e Listës Serbe dhe rrjedhimisht ndikimin e Serbisë në Kosovë, Simiq e nisi fjalimin duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve të 12 tetorit, që i quajti vendimtare deri më tani.
Fjalimi i tij ishte i përqëndruar vetëm në aspektin politik, duke sulmuar kundërshtarët nga niveli lokal e deri te ai qendror.
“Në ato zgjedhje, nga njëra anë, do të keni parti politike, lista dhe kandidatë që veprojnë sipas urdhrit të drejtpërdrejtë të Albin Kurtit. Janë ata që gjatë tre viteve të fundit, së bashku me këtë kryetar të paligjshëm dhe ekipin e tij, kanë shkatërruar gjithçka që prindërit tanë krijuan dhe ndërtuan në Leposaviq dhe në Soçevicë. Janë ata që tradhtuan paraardhësit e tyre dhe, lutem Zotin, do ta bëjnë të njëjtën gjë edhe brezi i tyre i ardhshëm, sepse ndaluan dhe penguan të ardhmen e fëmijëve tanë atë ditë kur vunë drynin në palestrën sportive në Leposaviq. Janë ata që në tre vitet e fundit i kanë synuar uzurpimin e institucioneve tona, të institucioneve tona, marrjen e apartamenteve të destinuara për Qendrën Sportive, familjet e rrezikuara, dhe kanë shkuar deri aty sa edhe këtu kanë synuar pronat tona dhe fshatrat, për t’i kthyer ato në ndonjë bazë politike dhe për ta zgjeruar atë këtu”, është shprehu Simiq.
Vlerësim të ulët ka bërë edhe për punonjësit e administratës komunale në Leposaviq, duke i quajtur të dehur. Akoma më keq, është marrë edhe me moral e integritet të tyre.
“Në atë anë janë partitë, listat dhe njerëzit që janë pajtimtarë të Kurtit, ata që janë dehur dhe kanë shoqëruar nëpër zyrat komunale dhe ndërtesën komunale”, ka thënë ai, ndërsa e ka prezantuar kandidatin për kryetar të komunës, Zoran Todiq.
Teksa u ka bërë thirrje qytetarëve të pranishëm në tubim, për të dal në zgjedhjet e 12 tetorit, Simiq ka kërcënuar se të gjitha vendimet e kryetarit aktual të komunës, Lulzim Hetemi, do të anulohen.
“Ky ekip i vendosur, që do të udhëhiqet nga Zoran Todiq, do të luftojë për të anuluar të gjitha vendimet e paligjshme dhe jolegjitime të këtij kryetari të jolegjitim dhe të kuvendit të tij jolegjitim. Ata do të luftojnë pa kompromis për të rikthyer dinjitetin komunës sonë dhe për t’i siguruar të ardhmen fëmijëve tanë dhe familjeve tona në qytetin tonë”, është shprehur ai.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti