Prishtinë, 15 shtator
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në vizitë zyrtare Adjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare së Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn.
Bëhet e ditur se Jashari e ka njoftuar me aktivitetet aktuale të FSK-së, procesin e përgatitjes për validim, si dhe vlerësimet e larta dhe mësimet e mësuara pas trajnimit të përbashkët që është realizuar në JRTC.
Ndërsa në anën tjetër, FSK-ja thotë se Osborn është shprehur i kënaqur për aktivitetet e përbashkëta të realizuara deri tani, si dhe procesin e planifikimit për të ardhmen.
“Gjithashtu, ata vlerësuan lartë bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Ajovas, përkatësisht FSK dhe GKA, si një storie suksesi i një bashkëpunimi të frytshëm, i cili së fundmi ka avancuar në një nivel tjetër, me planifikimin e përbashkët për një periudhë 3 vjeçare. Gjenerali Osborn shprehu mirënjohjen e tij ndaj Gjeneral Jasharit dhe personelit të FSK-së për pritjen e ngrohtë, duke theksuar kënaqësinë për progresin e dukshëm që po realizohet në të gjitha fushat”, bëhet e ditur në njoftim.
Sipas FSK-së, mysafiri me grada të larta në Gardën Kombëtare të Ajovas ka riafirmuar mbështetjen e tij të palëkundur në rrugën drejt arritjes së qëllimeve strategjike, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore.
“Sipas agjendës së përbashkët, GLT Jashari dhe GM Osborn do të marrin pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut A-5, që do të realizohet në Tiranë”, thotë FSK-ja.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit