Prishtinë, 15 shtator 2025
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, rëndësia e funksionalizimit të plotë të institucioneve të Kosovës në përputhje me Kushtetutën, si dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Në prag të Samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Kopenhagë, Presidentja Osmani dhe ambasadori Guérot biseduan për takimet që pritet të zhvillohen gjatë samitit, si dhe për koordinimin rreth çështjeve që do të trajtohen.
Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit me Francën, veçanërisht në fushën e sigurisë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit