Prishtinë, 15 shtator
Ivan Videnoviq, profesor në Universitetin e Beogradit, ka deklaruar se projekti i madh serbo rus, i ashtuquajtur “Bota Serbe” mbetet një frustrim nacional dhe një rrezik i vazhdueshëm për shtetet fqinje të Serbisë, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Videnoviq ka analizuar në detaje ndikimin e ideologjisë së “botës serbe” në Mal të Zi dhe qëndrimin e opozitës serbe ndaj çështjes së Kosovës, duke vënë theksin në mungesën e përkushtimit të elitave politike serbe ndaj reformave dhe integrimit evropian.
Në një intervistë për gazetën malazeze Pobjeda, Videnoviqit, thotë se një nga problemet thelbësore është që edhe pjesë të opozitës që pretendojnë të jenë pro-evropiane, në fakt bartin qëndrime irracionale dhe anti-evropiane, të cilat manifestohen më së miri në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai e cilëson këtë si një refuzim të Planit Evropian për Kosovën, që në thelb nënkupton njohjen faktike të shtetësisë së saj.
“Dëgjuam edhe që opozita që udhëtoi në Strasburg dhe Bruksel, mori me vete edhe bagazhin e saj të qëndrimeve iracionale dhe në thelb anti-evropiane: mosnjohja e Kosovës, që është sinonim i refuzimit të Planit Evropian për Kosovën, i cili në thelb nënkupton njohjen faktike”, thotë ai.
Në lidhje me “botën serbe”, Videnoviq thekson se përfaqësuesit e saj kryesorë në Mal të Zi, si Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq, janë tashmë të margjinalizuar në opinionin publik serb dhe nuk përfaqësojnë më një fuqi reale në propagandën e regjimit në Beograd, ndryshe nga Milorad Dodik në Bosnje.
“Projekti i “botës serbe” ka humbur terren edhe për shkak të rënies së mbështetjes për SNS-in (Partinë Përparimtare Serbe) të Aleksandar Vuçiqit dhe protestave të vazhdueshme të qytetarëve në Serbi”, thotë profesori.
Një rol të rëndësishëm në përpjekjet për ndikim në Mal të Zi e ka pasur gjithashtu Kisha Ortodokse Serbe (SPC), e cila, sipas Videnoviqit, pas vdekjes së mitropolitit Amfilohije, ka humbur ndikimin e mëparshëm.
“Mitropoliti i tanishëm Joanikije, sipas tij, nuk gëzon as autoritetin dhe as performancën e duhur, çka ka çuar në barazimin formal të Mitropolisë së Malit të Zi me dioqeza të tjera, duke i zbehur statusin e saj unik historik”.
Ai përmend gjithashtu përfshirjen e disa figurave kishtare në skandale të nivelit të ulët, si rasti me monumentin e Pavle Djurishiqit, që përfundoi i fshehur në një magazinë – një tregues simbolik i krizës së brendshme dhe humbjes së drejtimit”.
Videnoviq këtë e quan një moment kyç për rajonin, ku Serbia duhet të vendosë nëse do të ndjekë një rrugë të sinqertë drejt Evropës, apo do të mbetet peng i miteve nacionaliste, refuzimit të realitetit të Kosovës dhe projekteve të dështuara hegjemoniste si “bota serbe”

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit