Prishtinë, 12 shtator 2025
Pas Graçanicës ku e mori në pronësi objektin që në mënyrë të paligjshme kishte operuar Posta e Serbisë, edhe në Shtërpcë Ndërmarrja Publike “Posta e Kosovës” ka vepruar në të njëjtën mënyrë, duke e marrë plotësisht nën kontroll dhe pronësi objektin që kishte vepruar operatori publik i shtetit verior.
Posta e Kosovës ka marrë zyrtarisht në posedim pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë, të cilat deri në fillim të këtij viti ishin shfrytëzuar nga një operator ilegal.
Pas finalizimit të procedurave ligjore, këto prona janë regjistruar si pronë e ligjshme e NPQ “Posta e Kosovës” Sh.A. dhe do të përdoren në funksion të misionit të Postës, duke u vënë plotësisht në funksion të qytetarëve, bizneseve të Republikës së Kosovës, pa dallim.
Posta e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve postare e financiare cilësore, të sigurta dhe transparente në gjithë territorin e vendit.”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave