Prishtinë, 11 shtator 2025
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër një personi të identifikuar me inicialet H.S., i cili po akuzohet për veprën penale të “Spiunazhit”.
Sipas të dhënave të hetimit, H.S. dyshohet se prej vitit 2009 e deri në momentin e arrestimit më 6 maj 2025 ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).
Në aktakuzë theksohet se më 22 nëntor 2015, i pandehuri kishte udhëtuar drejt Sirisë ku iu bashkua organizatës terroriste “ISIS”.
“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se H.S. kishte dërguar informacione te zyrtarët e BIA-së, në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në ‘ISIS’, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata. Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B., dhe të përcjell informata tjera të rëndësishme”, thuhet në njoftim.
Tutje, Prokuroria Speciale bën të ditur se H.S. dyshohet se për aktivitetin e tij merrte pagesë mujore deri në 700 euro nga zyrtarët e BIA-së.
Me këtë aktakuzë, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që të vazhdojë masa e paraburgimit ndaj të pandehurit, ndërsa në përfundim të procesit gjyqësor të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në, Kosova pritet të përfitojë rreth 300 milionë euro
Herën e fundit kur shqiptarët u bënë bashkë, shënuan rezultat historik në Serbi
Shqiptarët e Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi
Kusari-Lila: Marrëveshja me EFTA-n hap mundësi të reja për bizneset kosovare
Gola në Strasburg: Nëse zbatohen rigorozisht standardet ndërkombëtare të drejtësisë, liderët e UÇK-së do të lirohen
Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Zana Bllaca bëhet pingpongistja e parë kosovare e ftuar në turneun evropian
Qeveria rialokon 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe shtesën 0.5 për përvojë pune