Beograd, 27 Nëntor 2026 09:11
Zvonko Veselinoviq, dyshohet se disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në Serbi u përpoq të lidhej me Aleksandar Vuçiqin, por nuk ia doli. Ai u largua nga Serbia një ditë pas zgjedhjeve, pasi më parë kishte shlyer detyrimet tatimore të kompanive të tij.
Këto informacione i bëri të ditura gazetari i të pë rjavshmes serbe, “Radar”, Milan Radonjiq, duke thënë se endndodhja aktuale e Veselinoviqit dhe Milan Radoiçiçit ende nuk dihet zyrtarisht. “Në ato pak ditë para zgjedhjeve, disa nga informacionet tona të brendshme thonë se Veselinović u përpoq të lidhej me Vuçiqin, por nuk u lidh me të. Të nesërmen pas zgjedhjeve, dhe duke paguar më parë detyrimet tatimore në kompani, përfshirë Novi Pazar-put, ai u largua nga Serbia me një makinë që nuk binte në sy”, pohoi gazetari, Radonjiq.
Ndryshe nga Radoiçiq, i cili tani është në kërkim dhe emri i të cilit përmendet në bisedimet ndërkombëtare, Veselinoviq, sipas mendimit të tij, kishte më shumë liri për të vendosur se kur do të largohej nga Serbia. “Veselinoviq ruajti diçka që mund të ishte e dobishme për atë ndjenjë pro-ruse, ndërsa është e vështirë të thuhet e njëjta gjë për Radoiçiqin, pas asaj që ndodhi në Banjskë, është një hipotekë shumë e madhe. Mendoj se Veselinoviq ruajti më shumë liri për të vepruar”, tha ai.
Në anën tjetër, gazetarja e KRIK, Bojana Jovanoviq, vlerësoi se individë të lidhur me qeverinë e mëparshme mund ta shfrytëzonin periudhën pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat Serbia ende nuk ka një qeveri të re, për t’u larguar nga vendi. “Askush nuk është i sigurt, por kaosi lë hapësirë që individë të fuqishëm të fshihen sepse nuk ka hetim serioz. Ata mund ta shfrytëzojnë këtë boshllëk derisa të kemi një qeveri të re”, tha Jovanoviq.

Ndalimet në kufi vazhdojnë edhe pas ndryshimeve politike në Serbi – ndalohet deputeti i Kuvendit të Kosovës, Llazar Radulloviq
I dënuar për krime lufte, Shaqir Lutvija kërkon shpëtimin nga 10 vjet burgim
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Arrestohen tre persona për krim të organizuar, sekuestrohet pasuri mbi një milion euro
Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes
Veselinoviq, para zgjedhjeve u përpoq të lidhej me Vuçiqin, u largua nga Serbia një ditë pas zgjedhjeve me një makinë që nuk binte në sy
FSK-ja shënon Ditën e Forcës, hap kazermat për qytetarët në gjithë Kosovën
Inteligjenca artificiale dhe kërcënimet hibride, Kosova dhe Shqipëria bashkojnë forcat përballë kërcënimeve kibernetike