Prishtinë, 09 shtator 2025
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në “Air Albania” një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht përballë Letonisë. Sfida e kualifikuesve të Botërorin 2026 është një “finale” e parakohshme për kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, duke pasur parasysh situatën në grup. Çdo rezultat përveç fitores thuajse nxjerr Shqipërinë jashtë loje për një nga dy vendet e para në grup dhe do të duhen mrekulli në ndeshjet e mbetura. Kësisoj, trajneri Silvinjo ka orientuar kuqezinjtë me forca të shumta në repartin e avancuar.
Ashtu siç pritej, në ndeshjen me Letoninë ka një ndryshim radikal në krahasim me rreshtimin ndaj Gjibraltarit. Duke filluar nga porta e deri në sulm ka ndryshime futbollistësh.
Bie në sy se Hysaj ka ruajtur vendin në të djathtën e prapavijës e cila pastaj ka ndryshuar plotësisht me Strakoshën në portë dhe dyshen Ajeti-Gjimshiti në qendër e Mitajn nga e majta.
Në mesfushë është kthyer treshja tashmë e zakonshme titullare me Shehun, Asllanin e Laçin.
Në sulm, Bajrami kthehet majtas e Broja në të djathtën, kurse Manaj është titullar në qendër.
SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Bajrami, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo
LETONIA: Zviedris, Jurkovskis, Melniks, Çernomordijs, Balodis, Ciganiks, Varslavans, Vapne, Zelenkovs, Daskevics, Sits.
Trajner: Paolo Nikolato


4.5 milionë euro investime për sportin në Mitrovicë
FC Malisheva mbetët pa kryekrytrajner, largohet kroati Brdariq
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë
Kosova përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë