Mitrovicë e Veriut, 09 shtator 2025
Shoqëria Aksionare “Trepça” ka kthyer në pronësi disa prona të uzurpuara më parë, ka njoftuar kjo ndërmarrje nëpërmjet një njoftimi publik.
Në këtë njoftim thuhet se Trepça Sh.A. ka realizuar qasje të drejtpërdrejtë në pronat e saj në zonën kadastrale të Mitrovicës Veriore.
“Pronat janë liruar nga shfrytëzimi i paautorizuar. Janë larguar objektet e ndërtuara pa leje dhe pa aprovimin e Trepçës Sh.A., të cilat dyshohet se janë shfrytëzuar për veprimtari jo të ligjshme. Ky veprim është pjesë e procesit të pandalshëm të lirimit dhe mbrojtjes së pronave të Trepçës. Trepça mbetet shtylla industriale dhe një nga pasuritë strategjike më të rëndësishme të vendit”, përfundon njoftimi.

Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes
Qeveria publikon të arriturat e mandatit 2021–2026, thekson rënien e papunësisë në 10.8%
Një muaj pas aksidentit në Gjakovë, e mitura ndërron jetë
Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për apelimin e dënimit prej 17 muajsh
Sveçla: Asnjë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës të mos mbetet pa u hetuar
Gashi: Në veri pati transformim, në politikën e jashtme mungoi përparimi
Kurti: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Sveçla: Është avancuar sovraniteti në veri, Shala vlerëson rolin e Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës