Prishtinë, 09 shtator 2025
11 persona janë ndaluar gjatë një kontrolli të Policisë së Kosovës kundër një rrjeti të dyshuar kriminal në Prishtinë të martën.
Operacioni ndërlidhet me shpërthimin ndaj veturës së u.d të drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, më 30 prill brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare.
Nëntë nga 11 të arrestuarit janë dërguar në ndalim me urdhër të Prokurorisë së Prishtinës, tha sot Policia e Kosovës në një komunikatë për media.
Bastisjet e udhëhequra nga Drejtoria për Krime të Rënda janë kryer në tri lokacione, dy në Prishtinë dhe një në fshatin Rimanishtë, tha policia.
“Gjatë kontrollit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar dhe janë sekuestruar prova të shumta materiale”, tha policia në komunikatë.
Në një lokacion gjatë bastisjes është përfshirë edhe Njësia e Antidrogës në Prishtinë, pasi është hasur në një laborator të drogës.
“Gjatë verifikimit të të dyshuarit F.D., është konstatuar se ndaj tij ekziston një urdhër arrest aktiv për çështje të narkotikëve, dhe me vendim të prokurorit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit”, tha policia.
Paparaci ka raportuar të martën pasdite për emrat e dy prej të arrestuarve në këtë operacion.
Paparaci ka mësuar nga burime brenda organeve të rendit se dy prej të arrestuarve në këtë operacion janë Faton Hajzeri dhe Ylber Syla.
Hajzeri dhe Syla dyshohen për shtytje në veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe veprës penale ‘zjarrvënie’, tha sot një zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në një përgjigje me shkrim për Paparacin.
Burime brenda organeve të rendit dhe të drejtësisë i thanë Paparacit se njëri prej dy këtyre të dyshuarve është ish-zyrtar i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Pavarësisht përpjekjeve, Paparaci nuk ka arritur ende të verifikojë këtë informatë nga rrugë zyrtare.
Vetura e ushtruesit të detyrës të drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdarit u dëmtua më 30 prill, teksa gjendej e parkuar në oborrin e QKUK-së.
Një i dyshuar tjetër për këtë rast ishte arrestuar më 7 maj të këtij viti, rreth një javë pas shpërthimit ndaj veturës së Hajdarit.

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë