Prishtinë, 09 shtator 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pas vendosjes së masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, kanë dërguar komentet e tyre.
Në një konferencë për media ajo ka deklaruar se “për një nënkryetar po synohet të bllokohet shteti”.
Ajo ka deklaruar se në komentet e dërguara kanë dokumentuar se funksionimi efektiv i institucioneve të vendit, është qenësor për ruajtjen e rendit kushtetues.
Ka thënë se bllokimi i konstituimit për shkak të moszgjedhjes së një kryetari, do ta cenonte seriozisht themelet që është ndërtuar Republika.
“Prandaj në kushtet ku bllokohet konstituimi i Kuvendit për një nënkryetar të vetëm përkundër faktit që Kryesia ka kuorum të mjaftueshëm dhe ka kryetar, dhe kur deputetët kanë kryer betimin, në ato momente pamundësohet përfaqësimi legjitim i qytetarëve në institucionin më të lartë përfaqësues edhe ushtrimi i sovranitetit”, ka thënë Osmani.
“Është vlerësim i yni që ushtrimi i kësaj të drejte nëpërmjet së cilës po pretendohet të bllokohet Kuvendi i Republikës cenon të drejtat e të gjithë deputetëve të tjerë dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Rrjedhimisht po synohet që për një nënkryetar të bllokohet shteti në tërësi”, ka shtuar ajo.
Presidnetja ka thënë se përderisa Kryesia ka kuorum nuk duhet të bllokohet Kuvendi. Një bllokim i tillë, ka vlerësuar Osmani, në të ardhmen do të krijonte precedent të rrezikshëm.
Presidentja ka thënë se vendi i nënkryetarit të Kuvendit nga komunitetit serb nuk do të merret nga askush, vetëm se do të plotësohet në një seancë tjetër.
Osmani ka deklaruar se parimet e përcaktuara nga vet Kushtetuesja kërkojnë që asnjë komunitet apo parti që kanë të drejtë të nënkryetarit të mos e bllokojnë Kuvendin, por ajo e drejtë t’iu garantohet për seancat e radhës.
Ka shtuar se është mirë që Kosova së shpejti t’i ketë institucionet e saja.
Osmani: Kemi kërkuar nga Kushtetuesja që të mos lejojë që kushdo të ketë të drejtën e vetos mbi Republikën
“Nuk është hera e parë që Lista Serbe është larguar nga institucionet, por kjo nuk e ka bllokuar shtetin, sepse shteti duhet të ecë përpara. Ne kemi kërkuar nga Kushtetuesja që të mos lejojë që kushdo të ketë të drejtën e vetos mbi proceset jetike të shtetit. Veto mbi republikën nuk ka qenë asnjëherë qëllim i hartuesve e themeluesve të Kushtetutës. Duke ia dhënë një veto të tillë një partie që përfaqëson një komunitet, Republika do të zhvleftësohej në një copë letre në vend se të ishte në veprim të mbrojtjes së interesit të qytetarëve. Është në duart e kësaj Gjykate ta mbrojë shtetin”, ka thënë ajo.
Osmani ka folur sërish për gjyqtarin serb të Kushtetueses Radomir Laban. Ajo ka thënë se për disa vite ka dërguar prova në Kushtetuese për të. Ka thënë se gjithçka që është dashur ta dinë, i kanë ditur të gjitha organet e rendit.
Sipas saj, përbën shqetësim të përgjithshëm që ai gjyqtar është pjesë e institucioneve.
Të premten e javës që shkoj Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ka ndaluar deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ka ndaluar zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Masa është vendosur në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.
Në fund të gushtit Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryetarin dhe katër nga pesë nënkryetarët.
Votat e mjaftueshme nuk i ka marrë asnjë nga deputetët e komunitetit serb për nënkryetar të Kuvendit e kryetari i ri Dimal Basha e ka shpallur institucionin të konstituuar.
Pas këtij vendimi subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë, Lista Serbe, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se me vendimin e Bashës është shkelur Kushtetuta.

Partitë shqiptare në Mal të Zi drejt bashkimit në një subjekt të vetëm politik
Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm
Rusia si Serbia, në prag të zgjedhjeve në Kosovë RT fabrikon lajme kundër Kurtit
Vazhdojnë përpjekjet e Vuçiqit për sabotim institucional të Kosovës përmes Listës Serbe
Kosova sot mirëpret kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramany
Nikola Krstiq: Në Serbi po i vie fundi sistemit të ndërtuar mbi grabitje dhe krime lufte
Maqedonci në SHBA takon Daniel Zimmermanin, diskutojnë për sigurinë dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO
Mijëra hektarë po trajtohen kundër rriqrave bartës të virusit të etheve hemorragjike
Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë përmes propagandës, rrjeteve kriminale dhe Listës Serbe
Partitë politike nisin garën elektorale, KQZ me rregulla të reja zgjedhore