Prishtinë, 08 shtator 2025
Viokompania gjermane Condor Airlines ka korrigjuar mënyrën e paraqitjes së vendit në platformat e saj, duke e shënuar tani Republikën e Kosovës në kufijtë kushtetues dhe duke e ndarë qartë nga Serbia.
Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
“Për vite me radhë, aviokompania gjermane Condor Airlines e ka paraqitur gabimisht Republikën e Kosovës në platformat e saj, duke mos e shënuar atë në kufijtë e saj kushtuetues.
Falë reagimit dhe angazhimit tonë të vazhdueshëm diplomatik, Republika e Kosovës tani paraqitet saktë dhe nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, siç mund të shihet edhe nga dëshmitë përkatëse.
Nëse keni hasur në ndonjë institucion apo kompani gjermane, në të cilin Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë relevante, në mënyrë që të mund të korrigjohen gabimet e tilla”, shkruan ambasadori në njoftim.

Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin