Prishtinë, 08 shtator 2025
Në korrik të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 77 mijë e 481, prej tyre 34.40 për qind ishin vendorë kurse 65.6 për qind ishin të jashtëm. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me muajin korrik të vitit 2024 (sa ishin 57 mijë e 447 vizitorë) ka pasur rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 34.9 për qind.
“Numri i net-qëndrimeve ishte 168 mijë e 202, prej tyre 36.2 për qind nga vendorët dhe 63.7 për qind nga të huajt”, thuhet në komunikatën e ASK-së gjatë publikimit të Statistikave të Hotelerisë për muajin korrik 2025.
Sipas ASK-së, numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 9 mijë 208 vizitorë dhe me 25 mijë e 734 net-qëndrime.
Po ashtu ASK bën të ditur se sa u përket vizitorëve të jashtëm, krahasuar me periudhën paraprake (Korrik 2024), ka pasur rritje të tyre për 33.3 për qind. Në total 50 mijë e 825 vizitorë të jashtëm, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.

Vandalizohet obelisku i “UÇK-së” në Kaçanik
Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha
Ekspertët e arsimit: Nataliteti në rënie dhe emigrimi po zbrazin shkollat në Kosovë
Kosova në kongresin më të madh të endokrinologjisë në SHBA, nëpërmjet dr. Venera Berisha-Muharremi
Kosova hap objektin e përhershëm të Ambasadës në Londër
Kosovë-SHBA-NATO, nismë e re për forcimin e ndërveprimit ushtarak
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, KQZ vazhdon me votat me postë dhe ato me kusht