FILE PHOTO: Acting Attorney General Matthew Whitaker speaks to state and local law enforcement on efforts to combat violent crime and the opioid crisis in Des Moines, Iowa, U.S., November 14, 2018. REUTERS/Scott Morgan/File Photo - RC1C847A0850
Bled, 02 shtator 2025
Një nga panelet e Forumit Strategjik të Bledit, ambasadori amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker, deklaroi se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me kujdes zhvillimet në Serbi dhe në entitetin e Republikës Srpska (RS), duke theksuar se prioriteti kryesor është parandalimi i çdo skenari që mund të përshkallëzojë në një konflikt rajonal.
“Po e monitorojmë shumë nga afër gjithçka që po ndodh si në Republikën Srpska ashtu edhe në Serbi. Aktualisht jemi të fokusuar që situata të mos degradojë në një konflikt potencial rajonal,” tha Whitaker, raporton Klix.ba.
Ai theksoi se ruajtja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor mbetet një qëllim i rëndësishëm, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për aleatët evropianë në kuadër të NATO-s, të cilët kanë detyrimin të veprojnë së bashku në raste krizash.
Ambasadori amerikan shtoi gjithashtu se NATO është i përgatitur të ofrojë si forca sigurie, ashtu edhe presion politik për të garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon.
I pyetur për mundësinë e një takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq apo liderit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, Whitaker u përgjigj se aktualisht nuk ka asnjë paralajmërim për një takim të tillë.
“Nëse një takim i tillë do të ndodhte, ai do të kishte për qëllim përparimin e paqes dhe stabilitetit – jo forcimin e pozitës politike të ndonjë lideri. Presidenti Trump nuk e bën këtë,” u shpreh ambasadori.
Ai e përshkroi Trumpin si një “tregtar dhe paqebërës”, i fokusuar në rezultate dhe krijimin e mundësive për progres.
“Nëse ekziston një mundësi për të avancuar vlerat dhe interesat amerikane – atëherë një takim mund të ndodhë. Por nuk jam këtu për të paralajmëruar ndonjë takim me udhëheqësit e Serbisë apo të Republikës Srpska,” përfundoi Whitaker.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë