Kopenhagë, 02 shtator 2025
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi i cili po merr pjesë në takimin ministrave për çështje evropiane nga shtetet anëtare dhe ato aspiruese për anëtarësim, me temë “Kriteret e Kopenhagës dhe integrimi gradual”, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës, në kuadër të Presidencës së tyre të Këshillit të BE-së, ka folur para mediave atje, duke thënë se institucionet e Kosovës kanë kapacitetin për të implementuar reformat e nevojshme nga procesi i integrimit.
“Kënaqësi të jem në Kopenhagë dhe të diskutojmë më kolegë ministra për çështje evropiane, nga shtete anëtare dhe shtete aspirante në BE, për të parë se si mund të shfrytëzomë eksperiencën 30 vjeçare nga kriteret e Kopenhagës dhe t’i përdorim në momentumin aktual të nevojave gjeopolitike për integrim të përshpejtuar të shteteve kandidate, të shohim se deri në çfarë mase kjo eksperiencë mund të përdoret për të mbështetur integrimin gradual që ka nisur vitet e fundit”, ka thënë ndër të tjera i dyti i ekzekutivit.
Tutje, Bislimi u ka thënë gazetarëve atje se Kosova prej 10 vitesh implementon Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe akoma po pret të marr statusin e vendit kandidat që nga aplikimi në dhjetorin e vitit 2022.
“Kosova është tashmë duke e zbatuar MSA-në që 10 vite dhe shohim se institucionet tona e kanë kapacitetin për të implementuar reformat e nevojshme nga procesi i integrimit më mirë se edhe shtete tjera me momentin kur ata e kanë marrë statusin e vendit kandidat. Dhe ajo çfarë ka rëndësi është se problemi me të cilin Kosova po përballet nuk është prodhuar së brendshmi, por ka të bëjë me faktorë të jashtëm, përtej kontrollit të shtetit tonë. Dhe kjo nuk prekë detyrimisht marrëdhëniet tona që i kemi me Komisionin Evropian, por ndikon në volumin e të hyrave financiare drejt Kosovës, dhe pjesëmarrjen në mekanizma që disa shtete anëtare i kanë si trajnime për shtete tjera kandidate, por në fakt Kosova po e bën pjesën e saj. Ne gjithashtu po marrim pjesë në iniciativat e Komisionit Evropian në Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor, pra konsiderueshëm jemi duke i kryer detyrat tona të shtëpisë, dhe jemi gati në momentin që marrim pyetësorin dhe vlerësohemi rreth kapaciteteve tona”, ka deklaruar Bislimi për media në Kopenhagë, video që e ka shpërndarë në rrjetë sociale.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë