Prishtinë, 02 shtator 2025
Në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e lidhjeve ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve, si një hap kyç për ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë mes Kosovës dhe Sllovenisë.
Në njoftim thuhet se çështje me rëndësi të veçantë ishte finalizimi i procesit të njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës në Slloveni, që do të lehtësojë ndjeshëm jetën e mërgatës kosovare dhe do të forcojë më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve.
Sipas njoftimit, Gërvalla shprehu falënderimet e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës në procesin e integrimit euroatlantik, duke vlerësuar këtë mbështetje si dëshmi të rolit të Sllovenisë si mike dhe partnere strategjike e Kosovës.
“Mbështetja e palëkundur e Sllovenisë për integrimin euroatlantik të Kosovës riafirmon rolin e saj si një aleate dhe partnere strategjike e vendit tonë”, theksoi Gërvalla.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë