Bled, 01 shtator 2025
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, zhvilloi një takim me Dame Karen Pierce, të Dërguarën Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Ministrja Gërvalla gjatë takimit me Pierce, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar është i fortë dhe i fokusuar në siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomik.
Ajo e informoi Pierce për progresin e Kosovës në sundimin e ligjit, reformat demokratike dhe procesin e integrimit euroatlantik, duke nënvizuar synimin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO.
Në përmbyllje të takimit, Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve tona.
“Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për rolin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve tona”, u shpreh Ministrja Gërvalla.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë