Zagreb, 01 shtator 2025
Kryeministri i Kroacisë kritikon mungesën e reagimit serioz nga Bashkimi Evropian për sulmin e armatosur serb në Banjskë në vitin 2023.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka deklaruar të hënën në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës s’e ka marrë vëmendjen e duhur nga Bashkimi Evropian, liderët e së cilës e kaluan pa ndonjë vërejtje serioze për Serbinë.
“Banjska kaloi pa asnjë vërejtje serioze në vitin 2023. Nga askush në BE. Ne u bëmë sikur [sulmi] nuk kishte ndodhur”, theksoi Plenkoviç duke komentuar problemet e politikës së zgjerimit të BE-së. Ai shtoi se ngadalësimi i procesit të anëtarësimit zgjeron hapësirën për ndikimin e aktorëve të jashtëm në Ballkanin Perëndimor.
Kosova më 24 shtator shënon dy-vjetorin e sulmit në Banjskë, një ngjarje që cenoi sigurinë dhe stabilitetin rajonal. E përgjegjësinë për sulmin nga i cili humbi jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë – që gëzon përkrahjen e Serbisë.
BE-ja i ka bërë disa herë thirrje Serbisë që t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në Banjskë. Vendet anëtare në BE-së në dhjetor të vitit 2023 nuk ishin pajtuar se Serbia i ka përmbushur kushtet për të hapur disa kapituj në procesin e negociatave të anëtarësimit, duke e lidhur këtë me Banjskën.
Ndryshe, disa prej personave që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon për sulmin terrorist në Banjskë – ose të paktën njëri prej tyre – dhe që janë në kërkim nga autoritetet kosovare, janë parë së fundmi në një prej protestave në qendër të Beogradit.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë