27 gusht, 2025
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Dy përfaqësuesit e LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi – të vetmit që votuan kundër certifikimit – i kërkuan Gjykatës Supreme më 26 gusht që të rrëzojë vendimin e PZAP-së. Ata argumentojnë se shumica e kandidatëve të Listës Serbe janë pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, duke e cilësuar këtë subjekt si “dorë të zgjatur” të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
PZAP-ja e kishte marrë vendimin javën e kaluar, vetëm pak ditë pasi KQZ-ja e kishte refuzuar regjistrimin e Listës Serbe. Megjithatë, Zyra për Partitë Politike brenda KQZ-së kishte rekomanduar certifikimin e saj.
Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar i kundërshtuan pretendimet e LVV-së. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e cilësoi këtë si “shembull flagrant të inxhinierisë politike për përjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike”.
Ky nuk është rasti i parë që LVV e kundërshton certifikimin e Listës Serbe. Edhe në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, partia kishte dërguar çështjen në Gjykatën Supreme, por pa sukses. Pas ankesave në instanca më të larta, Lista Serbe mori pjesë në zgjedhje dhe fitoi nëntë ulëse në Kuvend.
Nëse certifikohet për zgjedhjet e tetorit, Lista Serbe pritet të rikthehet në pushtet në katër komunat me shumicë serbe në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, të cilat i kishte bojkotuar në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti