Frankfurt, 26 Gusht 2025
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, u prit në selinë e Autoritetit Evropian për Sigurime dhe Pensione (EIOPA) në Frankfurt, gjatë një vizite zyrtare.
Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në fushën e sigurimeve dhe pensioneve.
Petra Hielkema u informua mbi zhvillimet më të fundit në sektorin financiar të Kosovës, përfshirë kornizën ligjore dhe rregullative, si dhe përkushtimin e BQK-së ndaj reformave të orientuara drejt përafrimit të sistemit financiar me atë të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve, forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral, si dhe harmonizimin e mëtejshëm të kornizës ligjore dhe rregullative, në kuadër të rrugëtimit integrues të Kosovës drejt BE-së

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind