26 gusht, 2025
Më 26 gusht 1998, forcat serbe kryen një nga krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, duke vrarë 11 anëtarë të familjes Asllani në fshatin Rancë të Shtimes. Viktima të kësaj masakre ishin kryesisht fëmijë dhe gra.
Në mesin e të vrarëve ishin: Jalldyze Asllani (1934), Halide Asllani (1963), Ajshe Asllani (1971), Burim Asllani (1985), Lumnije Asllani (1986), Ejup Asllani (1988), Luljeta Asllani (1991), Shpend Asllani (1993), Xhafer Asllani (1995), Antigona Asllani (1997) dhe Albiona Asllani (1998). Tetë nga viktimat ishin fëmijë të moshave nga një deri në 13 vjeç.
Po atë ditë, në të njëjtin fshat, u ekzekutua edhe Zeqir Asllani, një 96-vjeçar, duke e bërë tragjedinë edhe më të rëndë.
Masakra e familjes Asllani mbetet një nga plagët më të thella të luftës së fundit në Kosovë, duke simbolizuar krimet e kryera ndaj popullsisë civile shqiptare.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind