Prishtinë, 26 Gusht 2025
Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton se sot në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri.
Sipas njoftimit prej tyre katër vatra vazhdojnë të jenë aktive ndërsa 47 vatra janë lokalizuar, falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
Agjencia apelon tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet në numrat 112 193 dhe 192.
Njoftimi:
Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton opinionin se sipas të dhënave të pranuara sot në nivel vendi janë regjistruar gjithsej pesëdhjetë e një (51) vatra zjarri. Prej tyre katër (4) vatra vazhdojnë të jenë aktive ndërsa dyzet e shtatë (47) vatra janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
Agjencia apelon tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet në numrat 112 193 dhe 192.
Agjencia shpreh mirënjohje dhe falënderim për përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind