Prishtinë, 25 Gusht 2025
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është ngritur shqetësimi në lidhje me verifikimin e adresës së banimit për votuesit nga jashtë, gjatë regjistrimit për zgjedhjet lokale.
Nga data 23.07.2025, kur ka filluar procesi i regjistrimit, dhe deri më 25.08.2025 (ora 09:00), sipas KQZ-së, janë aprovuar 21,436 kërkesa të paraqitura përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org, ndërkaq janë refuzuar 5,244.
Këto mbi 5,244 janë refuzuar për shkak se aplikuesit nuk kanë paraqitur dokumentin që dëshmon adresën e banimit apo adresa e deklaruar nuk është e njëjtë me adresën në dokumentin që e dëshmon atë.
Në lidhje me verifikimin, Drejtori i Zyrës për certifikimin e subjekteve politike, Besnik Buzhala, tregoi që ka informacione të mjaftueshme në lidhje me mënyrën se si duhet të regjistrohen apo ta ndërrojnë qendrën e votimit.
“Në platformë është videoja ku shpjegohet procedura e regjistrimit”- tha Buzhala.
Shqetësimi në lidhje me manipulim gjatë verifikimit u diskutua nga anëtarët e Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Sami Kurteshi nga LVV tha se verifikimi mund të bëhet me çfarëdo fature, të rrymës, ujit apo dokument tjetër valid të pagesave institucionale ku tregohet adresa e saktë.
Ai u ankua që informimi nuk ka qenë i mjaftueshëm deri më tani.
Arianit Elshani, anëtar i PDK-së, bëri thirrje që bashkëatdhetarët të regjistrohen por edhe të bëjnë ndërrimin e qendrës së votimit.
“Nëse e kanë një shkollë larg vendbanimit, përmes KQZ-së le ta ndryshojnë një më afër. Të ndalet çdo tendencë për manipulim”- tha ai.
Anëtari i AAK-së, Muharrem Nitaj tha se informimi ka qenë i mjaftueshëm.
”Unë nuk besoj që është mungesë e informimit të pamjaftueshëm. Informimi ka qenë i mjaftueshëm”- tha ai.
Afati për regjistrim do të mbyllet këtë të premte, më 29.08.2025.
Sipas raportit informues të KQZ-së, është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës dhe që nga fillimi i saj më 28.06.2025 dhe deri më 24.08.2025, janë pranuar 8,107 kërkesa, prej të cilave 7,432 janë aprovuar, ndërkaq 675 të tjera janë refuzuar për shkak se nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.
Edhe afati për ndërrim të Qendrës së Votimit do të mbyllet po ashtu më 29.08.2025.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti