Prishtinë, 25 Gusht 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Kosova është e gatshme të mbrohet kundër çdo agresioni që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mund të tentojë, në një përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet që ai ka brenda vendit të tij.
“Vuçiqi kur është në telashe në vendin e tij, tenton të shkaktojë probleme në Bosnjë, Kosovë e pjesë tjera. E përdor kartën nacionaliste. Do të mundohet ta largojë vëmendjen, por ne jemi të gatshëm ta mbrojmë vendin tonë dhe ta neutralizojmë çdo agresion që mund ta ketë në mendje”- tha Osmani
Osmani përsëriti qëndrimin që ka ndaj Vuçiqit, duke e quajtur “mjeshtër të propagandës”.
Sipas saj, presidenti serb me përmes propagandës po mundohet ta hutojë Perëndimin që të besojnë se ai është duke qëndruar mes dy karrigeve, por në fakt sipas saj, Vuçiqi ka zgjedhur të ulet në karrigen e Rusisë.
“Vuçiqi ka përdorur propagandën si mjet kryesor me dekada. Kur Millosheviqi bënte luftëra në Kroaci, Bosnjë e Kosovë, ai zgjodhi një person ministër të propagandës – Vuçiqin. Nga e gjithë ish-Jugosllavia e zgjodhi Vuçiqin si ministër të propagandës, në kohë lufte. Vuçiqi, njeriu që sot është president i Serbisë”- shtoi ajo.
Sipas saj, ai propagandën po e përdor tash edhe kundër qyetarëve të tij.
Protestat dhe bllokadat e udhëhequra nga studentët në Serbi po zgjasin për më shumë se tetë muaj. Kërkesa kryesore është përcaktimi i përgjegjësisë politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti