Prishtinë, 25 Gusht 2025
Gjashtëmujori i parë i vitit 2025 shënon një rritje të lindjeve në Kosovë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në qershor janë regjistruar 13 mijë e 250 lindje, një shifër më e lartë se vitin e kaluar.
Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit numri i lindjeve në Kosovë është rritur dukshëm.
Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, bëhet e ditur se nga janari deri në qershor të vitit 2025, u regjistruan gjithsej 13 mijë e 250 lindje.
Përderisa vitin e kaluar, ky numër ishte 12 mijë e 893.
Sipas të dhënave që ASK dha për televizionin, këto shifra tregojnë se për afër 400 lindje, në numër më të lartë prijnë djemtë.
Sociologu Genc Xerxa thotë që prapa këtyre lëvizjeve të natalitetit qëndrojnë arsye të cilat nuk lidhen vetëm me faktorë biologjikë.
“…Munden me qenë arsye të ndryshme pra ne disa raste politikat mbështetëse ndaj fëmijëve pra siç janë shtesat e fëmijëve apo për arsye të ndryshme shëndetësore apo planifikime të ndryshme mund të ndikojnë në rritje, pastaj tek ne në Kosovë ka të bëjë me numrin e përgjithshëm jashtë edhe brenda kemi lëvizje të mërgimtarëve, pastaj duke ditur se lëvizshmëria jonë në shtete evropiane mund të jetë një indikacion ku planifikojnë të lindin në shtete evropiane për të përfituar statusin e lejeqëndrimeve”, tha ai.
Numri i lindjeve konsiderohet se ndikon edhe në zhvillimin ekonomik.
Sipas ekonomistit, Bashkim Mustafa, me shifrat e këtij viti, vendi qëndron mirë sa i përket këtij aspekti.
“Nataliteti është komponenta kryesore e zhvillimit ekonomik dhe si i tillë është i lidhur me faktorët e investimeve, zhvillimit me krijimin e politikave makro dhe mikro të cilat ndikojnë edhe në punësim edhe në migrim e në të gjitha të tjerat por si i tillë me tepër është si fenomen shqetësues migrimi se sa nataliteti po mendoj hala është në faza të normales edhe siç janë edhe parametrat e standardeve evropiane”, shprehet ai.
Sipas të dhënave të publikuara vitin e kaluar, në dekadat e fundit në Kosovë, nataliteti ka shënuar rënie mbi 30 mijë lindje në vit ose 143 për qind, krahasuar vitin 2022 me atë të vitit 1990.

Momir Jakshiq dhe Miljko Bishevac, të arrestuarit e sotëm si të dyshuar për krime lufte
Policia ruan kishat ortodokse 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, ndërsa Serbia flet për “persekutim”
Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin `Ibër-Lepenc
AME: Situata pas reshjeve në Kosovë është stabile, uji është në rënie në zonat e prekura
Dëshmitari në rastin “Ibër-Lepenci”: 20 nga 24 mostrat përputheshin me ADN-në e të akuzuarit Viqentijeviq
Punimet në Parkun Industrial në Frashër avancojnë, shtohet interesi i bizneseve për investime
Arrestohen dy persona në Zubin-Potok, dyshohet se gjatë luftës kanë vrarë 23 civilë shqiptarë
Shtrirje e institucioneve të Kosovës në veri, Kompania e Ujësjellësit “Mitrovica” vendoset në Leposaviq bashkë me flamurin e Republikës