25 gusht 2025
Java ka nisur me kushte të qëndrueshme meteorologjike në gjithë territorin e Kosovës, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Mëngjeset sot janë të freskëta e të këndshme, ndërsa gjatë ditës temperaturat po rriten gradualisht, duke arritur vlera tipike për fundin e verës. “Moti është kryesisht me diell, me vranësira të shkurtra kalimtare dhe pa reshje të dukshme. Stabiliteti atmosferik po shoqërohet me erëra të lehta”, njofton IHMK.
Temperaturat minimale sot janë shënuar rreth 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 27 gradë.
Kushtet e motit do të jenë të favorshme si për aktivitetet e përditshme, ashtu edhe për veprimtari rekreative në natyrë. Instituti bën të ditur se gjatë gjithë javës nuk priten ndryshime të mëdha atmosferike, duke garantuar mot stabil dhe tipik veror.

Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë