23 gusht 2025
Ish-deputetja në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prljaskaj, ka paralajmëruar se qëllimi i Serbisë është nxitja e konflikteve në rajon, duke përmendur Kosovën, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi si shtete që shpesh përballen me provokime nga Beogradi.
Në një intervistë për KosovaPress, Prljaskaj tha se bashkëpunimi i Kosovës me Kroacinë dhe Shqipërinë në fushën e mbrojtjes është një hap i rëndësishëm, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik. Ajo theksoi se Kroacia, si anëtare e NATO-s, mund të ofrojë përvojë të vlefshme në fushën ushtarake për Kosovën.
“Qëllimi i Serbisë është të nxitë konflikte të tjera, të kemi zjarre të luftës edhe në vende të tjera, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Kosovë, në Bosnje e Hercegovinë apo në Malin e Zi. Këto janë nxitje për të mbajtur pushtetin në Serbi duke i ngacmuar shtetet fqinje”, u shpreh ajo.
Ajo rikujtoi se Serbia vazhdon të ketë raporte të ngushta me Rusinë dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj saj pas agresionit në Ukrainë, pavarësisht presionit nga Perëndimi.
Sipas saj, Kosova duhet të mos bie në provokime, por të vazhdojë të forcojë ushtrinë dhe kapacitetet e saj mbrojtëse në bashkëpunim me shtetet partnere të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti