Shqipëri, 19 Gusht 2025
Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) e Gardës Kombëtare të FSK-së ka zhvilluar një trajnim rifreskues në zhytje, në Bazën e Forcave Detare të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Pashaliman të Vlorës.
Ky trajnim kishte për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve ekzistuese, si dhe ngritjen e aftësive të reja në funksion të rritjes së efikasitetit në operacionet ujore. Pjesëtarët u trajnuan në teknikat e kërkimit dhe shpëtimit në mjedise ujore, në navigim, si dhe në planifikimin dhe realizimin e zhytjeve.
Sipas njoftimit, ky trajnim përbën një element të rëndësishëm për përgatitjen e vazhdueshme dhe rritjen e profesionalizmit të ekipeve të kërkim-shpëtimit, të cilat janë të gatshme të reagojnë me efikasitet në çdo situatë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante