Prishtinë, 19 Gusht 2025
Dy persona humbin jetën në një aksident trafiku në Llapushnik.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Llapushnik, ku dy persona kanë humbur jetën.
Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, ka konfirmuar për mediat se viktimat janë sjellë në spital pa shenja jete.
“Dy persona janë sjellë pa shenja jete në QKUK. Një 19-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet nga mjekët tanë”, ka deklaruar Syla.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e policisë dhe ekipet emergjente, ndërsa hetimet mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari