Pejë, 18 Gusht 2025
I mbijetuari i masakrës së Mejës, Lush Krasniqi, rrëfen për tmerrin që përjetuan shqiptarët nga forcat serbe në prillin e vitit 1999. Gjatë kësaj masakre, atij iu vranë dy vëllezërit, Pashku dhe Marku, si edhe axha i tij, Pjetri. Sot, ai shprehet i zhgënjyer me institucionet e vendit, të cilat, sipas tij, po dështojnë në dokumentimin e krimeve të luftës.
Një pjesë të shtëpisë së tij, Lush Krasniqi e ka shndërruar në muze kujtese.
Në mesin e shumë sendeve, ai ruan edhe këpucët e vëllezërve të tij, Pashkut dhe Markut, të cilët u vranë barbarisht nga forcat serbe gjatë masakrës së Mejës.
I mbijetuari i kësaj masakre jeton me barrën e kujtesës për të treguar tmerret që shqiptarët përjetuan më 27 prill të vitit 1999.
“Dëshmitari ka menduar se do t’i lironin vëllezërit e mi, por prijësi i forcave policore, që ai e identifikon me nofkën ‘Markone’, tha: ‘I mori, i futi në pyll’ dhe pas dhjetë minutash dëgjoi të shtëna. Kur u kthyen ekzekutuesit, ata dolën duke qeshur e duke thënë se kishin qenë shumë të butë dhe të ndershëm me shqiptarët ”, ka thënë Krasniqi.
Por, Lush Krasniqi nuk e fsheh zhgënjimin që ka edhe ndaj institucioneve të vendit. Sipas tij, shteti dhe shoqëria kanë dështuar në dokumentimin e krimeve të luftës.
“Iu them me plot sinqeritet: kontrolloni të gjitha arkivat e shtetit tonë, janë të mangëta dhe nuk do të gjeni një statistikë të plotë të të gjithë të vrarëve në luftën e fundit në Kosovë ”, u shpreh tutje Krasniqi
Në masakrën e Mejës u ekzekutuan mbi 370 civilë shqiptarë nga forcat serbe, kryesisht burra e djem të ndarë me dhunë nga familjet e tyre. Ndërkohë, shteti i Serbisë vazhdon t’i mohojë këto krime.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi