Prishtinë, 18 Gusht 2025
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 15 gusht ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Lidhur me këtë rast, ka folur Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), i cili tha se, sipas informacioneve të dhëna në konferencën për media, përgatitja e kësaj aktakuze ka zgjatur mbi pesë vjet.
Blakaj e cilësoi aktakuzën si të rëndësishme, pasi sipas tij, ajo përfshin dëbimet e popullsisë civile që kanë ndodhur në shumë zona të Kosovës gjatë luftës së fundit.
“Në bazë të konferencës kemi kuptuar që mbi pesë vite është punuar për përgatitjen e këtij akti. Edhe pse Masakra e Mejës ka një numër më të madh të të akuzuarve, kjo aktakuzë e fundit është e rëndësishme sepse përfshin krime të dëbimit të kryera në tërë Kosovën”, tha Blakaj.
Ai shprehu shpresën që Prokuroria ka siguruar prova edhe nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi (TPNJ).
“Shpresoj që Prokuroria të ketë gjurmuar dhe marrë prova edhe nga Tribunali, sepse në të tri rastet ndaj zyrtarëve të lartë politikë, policorë dhe ushtarakë të Serbisë që ishin akuzuar para TPNJ-së, një ndër elementet e krimeve të luftës ishte edhe dëbimi i popullsisë civile”, u shpreh ai.
Sipas tij, ky krim është dokumentuar në mënyrë të plotë edhe në rastet kundër ish-presidentit serb Millutinoviq dhe të tjerëve.
“Në ato procese, është vërtetuar qartë se dëbimet masive të shqiptarëve ishin të mirëorganizuar, të planifikuar dhe për fat të keq, edhe të ekzekutuar. Tribunalit i janë paraqitur dëshmi të shumta për krime të kryera në nëntë komuna: Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, Malishevë, Pejë, Gjakovë, Rahovec e të tjera”, theksoi Blakaj.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind