Prishtinë, 18 gusht 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e gjuhës si bazë e pandashme e mendimit dhe kulturës njerëzore, sidomos në kohën e zhvillimit të shpejtë të inteligjencës artificiale (IA).
Duke folur në hapjen solemne të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, që po mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, Kurti e cilësoi këtë ngjarje si një ndër më jetëgjatat dhe më të rëndësishmet në jetën kulturore të Kosovës.
“Në kushtet e zhvillimit të shpejtë të IA-së, gjuha është themeli më solid i ruajtjes së inteligjencës dhe imagjinatës njerëzore. Gjuha nuk është vetëm komunikim i nevojave, por edhe i subjektivitetit, kujtesës, imagjinatës dhe kulturës,” tha Kurti.
Ai foli për lidhjen e pazgjidhshme mes gjuhës dhe mendimit, duke theksuar se kjo çështje mbetet thelbësore për njerëzimin dhe formimin kulturor. Sipas tij, vetë kultura është një “pazgjidhshmëri e përjetshme”, të cilën gjuhëtarët duhet ta shtjellojnë në të gjitha fushat e tyre.
Kurti theksoi se entuziazmi për gjuhën shqipe në kulturë, art dhe shkencë duhet të rritet, ndërsa u shpreh i gatshëm të mbështesë institucionet që kanë për mision promovimin dhe zhvillimin e saj.
Në këtë kuadër, ai bëri të ditur edhe masa konkrete:
- Bursa prej 1000 eurosh për studentët e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe,
- Mbështetje për stafin akademik të kësaj fushe.
“Seminari i 43-të me radhë ka një rol të madh në llogaritjen e bazës që i shërben mendimit, madje edhe në kushtëzimin e tij. Raporti mes gjuhës dhe mendimit shpesh ngatërron mundësimin dhe kufizimin e mendimit, por është pikërisht gjuha ajo që i jep racionalitet formimit tonë kulturor,” u shpreh Kurti.
Seminari tradicional i gjuhës shqipe mbledh këtë vit studiues, pedagogë dhe studentë nga vende të ndryshme të botës, duke u shndërruar në një platformë të rëndësishme shkencore e kulturore për shqipen dhe studimet albanologjike.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit