Prishtinë, 17 gusht 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurorë me lule te varri i veprimtarit dhe patriotit Fazli Greiçevci, në 61-vjetorin e vrasjes së tij.
Me këtë rast, Kurti tha se Fazli Greiçevci i përket një gjenerate të hershme veprimtarësh, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë që gëzojmë sot. Ai kujtoi se Greiçevci ishte pjesë e rëndësishme e organizimeve politike, së bashku me veprimtarin dhe simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.
Kurti theksoi se, përveç si veprimtar dhe patriot, Greiçevci dha kontribut të madh edhe si mësues, poet, intelektual dhe aktivist i palodhur.
“Në këtë përvjetor, e kujtojmë dhe përulemi para veprës së tij të lavdishme për liri dhe dinjitet. Ai u nda nga jeta si pasojë e torturave vdekjeprurëse të policisë sekrete jugosllave, në burgun e Prishtinës, më 17 gusht 1964. Lavdi jetës dhe veprës së Fazli Greiçevcit!”, tha Kurti.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind