Prishtinë, 17 gusht 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar të dhënat e fundit të publikuara nga Qendra amerikane e Kërkimeve Gallup, sipas të cilave Kosova ka bërë një përparim të dukshëm në perceptimin e mirëqenies së qytetarëve gjatë dekadës së fundit.
Në një postim në platformën X, Kurti theksoi se Kosova ka kaluar nga vetëm 11% e qytetarëve që raportonin se “jetojnë mirë” në vitin 2014, në 51% në vitin 2024. Ai tha se ky është një progres i jashtëzakonshëm dhe përfaqëson rritjen më të madhe në botë sipas Indeksit të Vlerësimit të Jetës të Gallup.
“Ky ndryshim pasqyron një transformim të thellë socio-ekonomik në vend dhe është tregues i një përparimi të madh për Kosovën,” u shpreh Kurti.
Ai shtoi se qeveria është krenare që ka krijuar, sipas tij, “një mjedis të përshtatshëm për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind