Prishtinë, 17 Gusbt 2025
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Kosova e ka tejkaluar për 207 për qind numrin e paraparë të autoblindave në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit 2019-2028.
“Sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranizicionit, një plan dhjetëvjeçar i hartuar më 2018 dhe i miratuar në janar 2019, brenda dhjetë vitesh, pra deri në vitin 2028, Forca e Sigurisë së Kosovës do të duhej të kishte disa dhjetëra automjete të blinduara. Por deri tani më 2025, pra tre vite më herët, ushtria e Kosovës është pajisur me disa qindra autoblinda, duke e tejkaluar saktësisht për 207 % numrin e paraparë të autoblindave nga PGJT-ja, që planifikohej të kishte FSK-ja pas tre vitesh, në vitin 2028. Në vitin 2021, buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në ishte 67 milionë euro, kurse sivjet më 2025, buxheti vjetor është paraparë të jetë 208 milionë euro, pa llogaritur alokimet shtesë”, ka shkruar ai në Facebook.
Maqedonci ka thënë se me investimet në blerje ushtarake, Kosova po e forcon ushtrinë dhe “ajo bëhet garanci më e fortë për mbrojtjen e sovranitetit dhe territorialitetit të vendit, kurse duke u rritur dhe fuqizuar, Forca jonë bëhet më e ndërveprueshme me aleatët tanë, rrugës për në NATO”.
“Kosova, duke përdorur burimet e saj mbrojtëse, do t’i fusë këto autoblinda në kapacitet të plotë operacional, duke shënuar një hap tjetër në angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e kapacitetit mbrojtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe forcimin e sigurisë së dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Ceremonia e pranim-dorëzimit të këtij kontingjenti autoblindash është zhvilluar një ditë më parë, e në të cilën ka marrë pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, si dhe atasheu i Ushtrisë në Ambasadën amerikane, Jonathan Shaw.
Pajisja e FSK-së me armatim është e bazuar kryesisht në SHBA dhe në Turqi. Janë blerë raketa antitank “Javelin” e edhe dronë luftarakë Bayraktar.

Qeveria e Kosovës ndan mjete buxhetore për disa projekte
Nxënësit e epokës së AI-së mësojnë me kurrikulën e para një dekade
Shpallen 65 përfituesit e LOT 2 në kuadër të skemës së granteve për zhvillim rural
Haxhiu e dekoron me medalje komandantin nga Tirana, që iu bashkua UÇK-së
Njofton Murati: Të hënen ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat
27 vjet nga hyrja e NATO-s, SHBA rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
KQZ jep detaje rreth numërimit të votave: Përfundon numërimi në 37 QKN, numërohen 23 vendvotime të përfaqësive diplomatike