Prishtinë, 17 Gusht 2025
Gjithsej 39 ekstradime nga Kosova dhe vende të tjera janë kryer nga janari deri në qershor të këtij viti. Njohësit e sigurisë vlerësojnë punën e institucioneve në këtë drejtim, dhe thonë se shtetin tonë e pengon shumë mos anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.
Dy shtetet kanë përmbyllur me sukses një tjetër proces ekstradimi.
“Raportohet se nga Shqipëria është ekstraduar një mashkull kosovar i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare. I njëjti, pas kryerjes së procedurave, është marrë nga Njësia e Mbrojtjes së Afërt për procedura të mëtejshme.” – Policia e Kosovës
Brenda gjashtë muajve të parë këtij viti janë realizuar 39 ekstradime, prej tyre 15 ekstradime nga Kosova për në shtete të tjera, ndërsa 24 ekstradime nga shtete të tjera në Kosovë.
Punën e institucioneve të Kosovës në këtë drejtim po e konsideron të mirë njohësi i çështjeve të sigurisë, Refki Morina.
“Kjo shkon përmes Ministrisë së Drejtësisë, në koordinim me gjykatat, edhe bëhet ekstradimi i personave nëse edhe tek ne është parë me Kod Penal si vepër penale. Gjithashtu, ekstradimi ndodh me shtete që kemi marrëveshje bilaterale me ta”, ka thënë Refki Morina, njohësi i çështjeve të sigurisë.
Ndërkaq, Valdet Hoxha tregon se çka e pengon Kosovën në këtë fushë.
“Natyrshëm, që pengesat janë të mëdha për shkak të mos anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe Europol, pastaj edhe mos anëtarësimi në Këshillin e Evropës, mos pasja me të gjitha vendet marrëveshje bilaterale për ekstradim. Megjithatë, Kosova është mjaft aktive edhe duke lëshuar fletarrestë përmes mekanizmave ndërkombëtarë apo vendeve mike”, ka thënë Valdet Hoxha, Ekspert i sigurisë.
Gjatë vitit 2024, 77 persona janë ekstraduar nga Kosova në shtetet tjera dhe anasjelltas. Ndërsa, janë realizuar tri ekstradime transit përmes territorit të Kosovës, që e çon numrin e përgjithshëm në 80.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi