Merdare, 16 Gusht 2025
Fluksi i automjeteve me qytetarë në pikat e kalimeve kufitare të vendit tonë vazhdon edhe sot të jetë i ngarkuar.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata vazhdojnë në dalje të pikës kufitare Merdare deri në dy orë, me kolona të automjeteve një kilometër, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë tre deri në pesë minuta dhe nuk ka kolona.
Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është pesëqind metra e gjatë, me pritjet e qytetarëve një orë, teksa në hyrje ka kolonë të automjeteve deri në njëqind metra dhe pritjet janë njëzet minuta.
Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është katërqind metra e gjatë dhe pritjet janë dyzet minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë pesë minuta dhe nuk ka kolona të automjeteve, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.
Kolona deri në pesëdhjetë metra ka edhe në Kullë në kufirin me Malin e Zi, kur pritjet shkojnë deri në gjysmë ore, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare kolona e automjeteve është 40 metra dhe pritjet shkojnë deri në dhjetë minuta.


Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante