Prishtinë, 16 Gusht 2025
Në një intervistë për Tëvë1, drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu ka thënë se duke parandaluar kontrabandën. të hyrat janë rritur trefish më shumë, duke preku shifrën 17 milionë euro. Llugaliu tutja ka shtuar se qasja në veri tashmë është më e lehtë ndërkaq ka theksuar se largimi i tarifës për 10% për mallrat nga SHBA-të, do të rris më shumë investimet e huaja në Kosovë.
Aksionet për parandalimin e mallrave të kontrabanduara po vazhdojnë nga Dogana e Kosovës.
Së fundi ato u zhvilluan edhe brenda linjave të autobusëve, ku hasën në paketa cigaresh, të cilat kryesisht po vendosen në vendet e bagazheve.
“Ne gjatë vitit të kaluar kemi regjistruar shifra mbi 17 milionë e që është më shumë se trefishi ta zëmë 1 vit para pandemisë. Kjo është tregues se kemi pasur rezultate të konsiderueshme sa i përket luftimit të kontrabandës, në anën tjetër të hyrat kanë regjistruar vazhdimisht rekorde të reja duke tejkaluar dukshëm projeksionin dhe poashtu duke tejkaluar rritjen ekonomike më shumë se dyfish e gjysmë të mesatares”, tha ai.
Përveç kësaj, sipas Llugaliut, lufta kundër kontrabandës po vazhdon edhe në katër komunat veriore.
“Në pjesën veriore nuk përbën ndonjë ndryshim sa i përket shtrirjes të sundimit të ligjit, në aspektin e doganës por edhe institucioneve të tjera të sundimit të ligjit. Ne vazhdojmë të kemi prani, vazhdojmë të bashkëpunojmë me policinë e Kosovës me agjencinë e inteligjencës dhe me akterë të tjerë që janë të rëndësishëm për këtë pjesë”.
E sfidë për Doganën, mbetet kontrabanda me barëra.
“Barërat janë kanë përbë gjithmonë sfidë sa i përket tregut informal janë disa arsyeje që e motivojnë këtë pjesë të kontrabandës. Ne kemi pasur ditëve të fundit ku kemi hasur tek barnatoret vende të krijuara special për fshehjen e barërave të kontrabanduara, këto janë rrezik dhe shpesh gjejmë përkrahje nga qytetarët. Qytetarët nuk duhet të blejnë barëra që nuk kanë banderolë të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai për Tëvë1.
Dy javë më parë, Qeveria në detyrë hoqi masën prej 10% për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për këtë, sipas Llugaliut, Kosova do të përfitojë më shumë investime të huaja amerikane.
“Unë besoj që kjo ndikon në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Kosovës dhe Amerikës, po ashtu besoj që është inkurajuese për investime të huaja amerikane në Kosovë, kështu që në përgjithësi e konsideroj si një masë që është jashtëzakonisht pozitive për ekonominë e Kosovës”.
Dogana e Kosovës së fundi pranoi mbi 100 doganierë të rinj, në konkursin e fundit të cilët u certifikuan në 26 vjetorin e themelimit të Doganës së Kosovës.

Dëshmitari në rastin “Ibër-Lepenci”: 20 nga 24 mostrat përputheshin me ADN-në e të akuzuarit Viqentijeviq
Punimet në Parkun Industrial në Frashër avancojnë, shtohet interesi i bizneseve për investime
Aktakuzë ndaj 57-vjeçarit që qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë
Murati nënshkruan marrëveshje 60 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Shtyhet aktgjykimi ndaj Milorad Gjokoviqit
Nga sot hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore
Këshilli i Partisë Demokratike Popullore në Nikshiq nis një iniciativë drejtuar Asamblesë së Qytetit për të tërhequr njohjen e Kosovës