Prishtinë, 15 Gusht, 2025
Agjencia për Informim dhe Privatësi u ka bërë thirrje mediave që të respektojnë detyrimet ligjore të përcaktuara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke garantuar privatësinë e udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në një reagim dërguar redaksive, Agjencia njoftoi se ka pranuar ankesa dhe shqetësime nga qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët përdorin aeroportin si destinacion udhëtimi, lidhur me praninë e ekipeve mediatike dhe publikimin e xhirimeve të realizuara brenda hapësirave të tij.
“Duhet të respektohet mbrojtja e privatësisë, veçanërisht në situata të ndjeshme personale ose familjare; të shmangen regjistrimet apo publikimet pa pëlqimin e qytetarëve; xhirimet dhe intervistat të koordinohen me autoritetet përkatëse të aeroportit; si dhe të evitohet raportimi senzacionalist që mund të cënojë dinjitetin dhe të drejtat personale të udhëtarëve”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante