15 gusht, 2025
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka inauguruar sot renovimin e katër ndërtesave shumëbanesore sociale në Komunën e Prishtinës, në kuadër të projektit për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se nga këto punime kanë përfituar 200 familje me gjithsej 790 banorë, me investim prej 1.24 milionë eurosh, nga të cilat 90% janë financuar nga Bashkimi Evropian.
“Sot në Prishtinë po inaugurojmë renovimin e 4 banesave sociale, ku jetojnë 200 familje ose 790 banorë. Pas përfundimit të punimeve, banorët do të kenë dimra më të ngrohtë dhe më të sigurt. Investimi i përgjithshëm është 1.24 milionë euro, prej të cilave 90% nga BE-ja. Renovimi përfshin izolimin e kulmeve dhe mureve, ndërrimin e dyerve e dritareve, vendosjen e sistemeve të reja të ngrohjes dhe masave të sigurisë. Ky projekt është pjesë e një programi prej 6 milionë eurosh për 28 ndërtesa sociale në 13 komuna, që përfshin 889 familje. Synimi ynë është që gjatë mandatit të ardhshëm të rinovohen edhe 400 objekte të tjera në gjithë vendin,” tha Kurti.
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se këto katër ndërtesa janë pjesë e 28 objekteve që po rinovohen në gjithë Kosovën, shumica e të cilave do të përfundojnë para dimrit, përveç disa në Prizren që nisën me vonesë.
Ndërsa, Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë bëri të ditur se vetëm për dy ndërtesa sociale në Prishtinë janë investuar rreth 650 mijë euro, prej të cilave 90% janë financuar nga BE-ja dhe 10% nga Komuna e Prishtinës. Ai tha se projekti ka mundësuar izolim termik, vendosjen e dritareve të reja me efiçiencë energjetike, sistem ndriçimi, përmirësim të hapësirave të përbashkëta dhe zëvendësim të derës hyrëse.

Dëshmitari në rastin “Ibër-Lepenci”: 20 nga 24 mostrat përputheshin me ADN-në e të akuzuarit Viqentijeviq
Punimet në Parkun Industrial në Frashër avancojnë, shtohet interesi i bizneseve për investime
Aktakuzë ndaj 57-vjeçarit që qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë
Murati nënshkruan marrëveshje 60 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Shtyhet aktgjykimi ndaj Milorad Gjokoviqit
Nga sot hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore
Këshilli i Partisë Demokratike Popullore në Nikshiq nis një iniciativë drejtuar Asamblesë së Qytetit për të tërhequr njohjen e Kosovës