15 gusht, 2025
Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ndërkohë, Hashim Thaçi nuk ka paraqitur një kërkesë të tillë.
“Sikurse është bërë e ditur më herët, pas refuzimit nga trupi gjykues të kërkesave të tyre për lirim të përkohshëm, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi i paraqitën ankesat e tyre Dhomës së Apelit. Më 13 gusht 2025, Dhoma e Apelit i rrëzoi të tre ankesat”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.
Mbrojtja e Veselit kishte argumentuar se çdo rrezik i mbetur, i identifikuar nga trupi gjykues, mund të menaxhohej në mënyrë efektive përmes lirimit të përkohshëm me kushte të vendosura nga Policia e Kosovës.
Edhe mbrojtja e Selimit i ishte referuar garancive të ofruara nga Policia e Kosovës.
Ata gjithashtu kishin theksuar se përfundimi i paraqitjes së çështjes nga Prokuroria e zvogëlon ndjeshëm mundësinë që i akuzuari të ndërmarrë veprime që do të pengonin procesin gjyqësor.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante