Screenshot
Prishtinë, 14 gusht 2025
Zoran Vukotiqi është bërë rasti i parë në Kosovë ku janë bashkuar disa dënime të shqiptuara për krime lufte. Kundër tij janë zhvilluar disa procese gjyqësore, ndërsa me vendime të formës së prerë është dënuar për tre vepra – krime lufte kundër popullsisë civile të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të bashkojë dy dënime të formës së prerë – 6 vite e gjashtë muaj për dhunim gjatë luftës, torturë dhe rrahje të të burgosurve në burgun e Smrekonicës, si dhe 15 vite për vrasjen e 13-vjeçarit Burim Muli. Me bashkimin e tyre, Vukotiqit i është caktuar një dënim unik prej 19 vitesh burg. Në proces është edhe çështja e vrasjes së të miturit, e cila mund t’i bashkohet këtij unifikimi.
Vendimi është marrë me kërkesë të mbrojtjes së tij, ndërsa Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e mbrojtësit dhe Gjykata Supreme e ka hedhur si të palejueshme ankesën e të dënuarit.
Sipas Fatmire Halitit nga “Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës”, ky vendim përbën një hap të rëndësishëm që mund të shërbejë si model për raste të tjera, por ajo theksoi se dënimi maksimal prej 15 vitesh për krime të tilla mizore mbetet i papranueshëm për viktimat dhe familjarët e tyre.
Edhe Amer Alija nga “Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë” sqaroi se ligji i ish-Jugosllavisë, i zbatuar në këtë rast, nuk ka paraparë dënime nga 16 deri në 19 vite për këto vepra, por maksimum 15 vjet ose, në rrethana të caktuara, 20 vjet burg.
Procesi ndaj Vukotiqit do të vazhdojë derisa të ketë një epilog përfundimtar, ndërsa RTK ka mësuar se viktima të tjera të dhunës seksuale gjatë luftës nga ana e tij do të paraqesin rastet e tyre për të kërkuar drejtësi.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante