14 gusht 2025
KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka filluar vendosjen e përkohshme në Kosovë, me qëllim zhvillimin e aktiviteteve stërvitore me njësitë e saj.
Sipas njoftimit, grupi i parë i “Scots Guards” – regjiment këmbësorie e lehtë e mekanizuar nga Mbretëria e Bashkuar – ka mbërritur tashmë dhe do të qëndrojë përkohësisht për trajnime operative.
Ky aktivitet, i cili organizohet rregullisht, synon rritjen e gatishmërisë operacionale të KFOR-it dhe aftësinë për të reaguar në mënyrë efektive ndaj çdo zhvillimi të sigurisë.
KFOR ka theksuar se veprimtaria realizohet në përputhje me mandatin afatgjatë të dhënë nga Kombet e Bashkuara, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit (EULEX).

Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin