14 gusht, 2025
Dy personat e arrestuar në Serbi nën dyshimin për krime lufte të kryera në vitin 1999 në Rahovec nuk kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka bërë të ditur kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në këtë qytet, Qemajl Krasniqi.
“Në cilësinë e kryetarit të degës së OVL-UÇK-së në Rahovec, deklaroj me përgjegjësi se emrat e tyre nuk figurojnë në listën tonë të veteranëve”, ka thënë Krasniqi.
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka konfirmuar se H. E. (1976) dhe B. E. (1973) janë arrestuar në pikën kufitare të Horgoshit, gjatë hyrjes në Serbi. Ata dyshohen se më 9 gusht 1999, në bashkëpunim me disa pjesëtarë të ashtuquajturës “UÇK”, duke përdorur forcë fizike, armë zjarri dhe kërcënime serioze për jetën, kanë rrëmbyer një civil të kombësisë serbe, J. M., dhe e kanë dërguar në një drejtim të panjohur. Që nga ajo kohë, atij i janë humbur të gjitha gjurmët dhe ende figuron si person i zhdukur.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të dyshuarve, me miratimin e Prokurorisë për Krime Lufte, u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, pas së cilës do të dërgohen në prokurorinë kompetente me kallëzim penal.

Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi