Prishtinë, 14 Gusht 2025
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, zhvilluan një takim pune me kryeprokurorët dhe drejtorët e njësive të hetimeve në Policinë e Kosovës.
Qëllimi i takimit ishte forcimi dhe koordinimi i veprimeve të përbashkëta për luftimin e veprimtarisë kriminale të fajdes në Kosovë.
“Gjatë diskutimeve u theksua se vepra penale e fajdes përbën një kërcënim serioz për sundimin e ligjit, rendin kushtetues dhe mirëqenien e qytetarëve. U vlerësua se përballja me këtë fenomen të kundërligjshëm kërkon strategji të mirëfillta dhe veprime të koordinuara, të vendosura dhe të vazhdueshme nga të gjitha institucionet ligjzbatuese”, thuhet në njoftim.
Pjesëmarrësit në takim ritheksuan përkushtimin e plotë institucional për hetimin, ndjekjen penale dhe goditjen me vendosmëri të çdo individi apo grupi kriminal që përfiton në mënyrë të jashtëligjshme përmes fajdes ose veprimtarive të tjera kriminale.
Po ashtu, ata konfirmuan angazhimin për ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurive të fituara nga këto aktivitete të paligjshme.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante