Prishtinë, 14 Gusht 2025
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.M. dhe A.B., të dyshuar për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas aktakuzës, ata akuzohen se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje ndërmjet grupeve fetare, si dhe kanë propaganduar ideologji ekstremiste fetare, duke ndjekur metodat e organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS).
Prokuroria pretendon se M.M. ka bërë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, përmes postimeve në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar foto e video të personave të radikalizuar dhe ka shpërndarë thirrje të hapura për ekstremizëm fetar.
Ndërsa A.B. akuzohet se ka bërë thirrje për respektimin e ligjeve të “Sheriatit” dhe për kundërshtimin e sistemit demokratik, simboleve dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, sipas aktakuzës, nga viti 2019 deri më 22 maj 2025, A.B., duke përdorur profilin në Facebook me emrin “Ubejdullah Abu Suhejla”, ka shpërndarë materiale me përmbajtje nxitëse dhe ka bërë thirrje për t’iu bashkuar luftës për “xhihad”.
“Prokuroria Speciale riafirmon përkushtimin e saj për ndjekjen dhe hetimin e veprave të tilla penale, të cilat cenojnë rëndë vlerat demokratike dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve etnike e fetare që jetojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi