14 gusht, 2025
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se në pikën kufitare të Horgoshit janë arrestuar dy shqiptarë, të dyshuar për krime lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999.
Siç ka deklaruar ministri Ivica Daçiq, të arrestuarit janë X. E. (1976) dhe B. E. (1973), të cilët u ndaluan menjëherë pas hyrjes në Serbi. Sipas mediave, ky është njoftimi i parë publik i ministrit lidhur me arrestimet gjithnjë e më të shpeshta të ish-pjesëtarëve të ashtuquajturës UÇK që kalojnë nëpër Serbi.
Dyshohet se më 9 gusht 1999, në Rahovec, në bashkëpunim me disa anëtarë të tjerë të ashtuquajturës UÇK, me përdorimin e forcës fizike, armëve të zjarrit dhe kërcënimeve serioze për jetën dhe gjymtyrët, ata kanë rrëmbyer një civil me kombësi serbe, J. M., dhe e kanë dërguar në një drejtim të panjohur. Që nga ajo kohë, çdo gjurmë e tij është humbur dhe ai ende figuron si person i zhdukur.
Me urdhër të Prokurorisë për Krime Lufte, të dyshuarve u është caktuar ndalimi prej deri në 48 orë, pas së cilës do të dërgohen në prokurorinë kompetente me kallëzim penal.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind