14 gusht, 2025
Qeveria e Kosovës ka vendosur të heqë tarifën doganore për mallrat me origjinë preferenciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, masë që ka hyrë në fuqi më 1 gusht 2025. Sipas Doganës së Kosovës, ky vendim do të lehtësojë tregtinë dypalëshe, do të sjellë përfitime për bizneset dhe konsumatorët vendorë, si dhe do të forcojë marrëdhëniet ekonomike e tregtare me SHBA-në.
Importuesit që duan të përfitojnë nga ky përjashtim duhet të paraqesin certifikatën e origjinës preferenciale të lëshuar nga autoritetet amerikane ose deklaratën për origjinën në faturë, sipas legjislacionit në fuqi. Për mallrat që plotësojnë kriteret, por nuk kanë përfituar trajtimin preferencial në momentin e importit, parashihet procedurë për rimbursim të detyrimeve doganore.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka cilësuar vendimin si hap të rëndësishëm në bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-ve, duke falënderuar për vazhdimin e Programit të Sfidave të Mijëvjeçarit nga SHBA-të.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit