Prishtinë, 13 Gusht 2025
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se, mëngjesin e sotëm në Prishtinë, është arrestuar R. M., i dyshuar për “krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas informacioneve të Gazetës Insajderi, i arrestuari është shtetasi shqiptar me emrin Ramadan Morina.
Morina dyshohet se, gjatë periudhës 29–31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.
Po sipas burimeve të Insajderit, Morina jetonte në Serbi dhe punonte si taksist.
“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të arrestuarit në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Departamenti Special.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante