Prishtinë, 13 gusht 2025
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar të mërkurën se ka identifikuar 461 asete të reja dhe se 396 hektarë pronë shoqërore janë kthyer në mandat të saj. Sipas njoftimit, vlera e këtyre është rreth 188 milionë euro.
AKP-ja ka thënë se procesi i verifikimit dhe identifikimit të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore janë zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale dhe është mbështetur në të dhënat zyrtare të vitit 2024.Këtë proces, AKP-ja ka e ka cilësuar arritje të rëndësishme institucionale.
“Qëllimi i këtij procesi ishte evidentimi dhe saktësimi i të drejtave pronësore mbi asetet e ndërmarrjeve shoqërore, duke garantuar menaxhim të përgjegjshëm dhe në përputhje me ligjin e AKP-së. Si rezultat, janë identifikuar 461 asete të reja, me një sipërfaqe totale prej 396 hektarësh, të cilat më parë nuk figuronin në listat zyrtare të AKP-së dhe nuk administroheshin nga Agjencia. Ky shënon një hap të madh në drejtim të rikthimit dhe menaxhimit të pronës shoqërore në përputhje me mandatin ligjor të Agjencisë”, thuhet në njoftim.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind